News and Activities - Archive

14-12-2022

Seanca e caktimit të dënimit

Më 14 Dhjetor 2022, Akademia e Drejtësisë në bashkëpunim me Ambasadën Amerikane  - OPDAT është duke realizuar aktivitetin trajnues me temën “Seanca e caktimit të dënimit ”

Trajnues të angazhuar në këtë punëtori janë: z. Michelle Baeppler, Kryeprokurore, Cleveland, Ohio, z. Megan Miller, Prokurore Federale, Cleveland, Ohio

Gjatë kësaj punëtorie pjesëmarrësit patën mundësinë  të avancojnë njohuritë profesionale sa i përket  pikëpamjes amerikane për dispozitat e Kosovës për seancën e caktimit të dënimit si dhe avancimin e njohurive profesionale për mbajtjen  e një seance efektive për caktimin e dënimit duke prezantuar Udhëzuesin hap pas hapi.

Metodologjia e punëtorisë ishte e karakterit të kombinuar me shpjegime teorike dhe diskutime interaktive duke shqyrtuar  raste studimore, caktimin e roleve, demonstrimin e seancës gjyqësore si dhe vlerësimi kritik.

 Përfitues të kësaj punëtorie ishin: Kryetari i Gjykatës Themelore ne Ferizaj, gjyqtar prokuror nga departamenti për krime te renda dhe departamenti i përgjithshëm nga Regjioni i Ferizajit dhe Gjilanit, bashkëpunëtor profesional si dhe zyrtar nga shërbimi sprovues nga po te njëjta regjione.

Share :