Më 20 dhjetor 2022, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit Fillestar, për prokurorët e sapo emëruar gjenerata e nëntë është duke realizuar trajnimin teorik nga nën moduli “Kontrolli dhe konfiskimi”, në mbështetje të trajnuesit z. Shqipdon Fazliu, prokuror në Zyrën e Kryeprokurorit të Shtetit.
Në kuadër të këtij sesioni janë duke u trajtuar: dispozitat e KPRK dhe Neni 92 Konfiskimi i mjeteve dhe dobisë pasurore të veprave penale
Metodologjia e trajnimit është duke u zhvilluar me anë të metodës interaktive dhe raste praktike.
Përfitues të trajnimit janë 6 prokurorë të sapo emëruar 2022/20223.
20-12-2022