Më 08-09 Shkurt 2023, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit për Trajnime të Vazhdueshme është duke realizuar Trajnimin me temë “Kontratat dhe anulimi i tyre”.
Trajnues të angazhuar në këtë trajnim janë: z. Zenel Leku, gjyqtar në Gjykatën Supreme të Kosovës dhe z. Faton Ademi, gjyqtar në Gjykatën e Apelit.
Qëllimi i këtij trajnimi është avancimi i njohurive të pjesëmarrësve që të zhvillojnë shkathtësitë e hartimit të vendimeve gjyqësore lidhur me kërkesat për pavlefshmërinë e kontratave dhe kompensimin e dëmit.
Metodologjia e trajnimit është e karakterit të kombinuar me shpjegime teorike dhe diskutime interaktive duke prezantuar edhe raste praktike.
Përfitues të këtij trajnimi janë: gjyqtarë nga Gjykata Suprme, Gjykata e Apelit si dhe nga Gjykatat Thmelore.
08-02-2023