News and Activities - Archive

26-04-2023

Nën moduli: Drejtësia Kushtetuese në raport me sistemin gjyqësor dhe prokurorial- sesioni i dytë- Vendimet e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës

Më 26 prill 2023, në kuadër të Programit të Trajnimit Fillestare, Akademia e Drejtësisë për gjyqtarët e sapo emëruar gjenerata e dhjetë është duke realizuar trajnimin teorik nga nën moduli “ Drejtësia Kushtetuese në raport me sistemin gjyqësor dhe prokurorial ” me z. Islam Sllamniku trajnues i përhershëm në Akademinë e Drejtësisë.

Në këtë nën modul temat që po trajtohen janë: efektet juridike të vendimeve të Gjykatës Kushtetuese, vendimet në kontrollin incidental në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës,  zbatimi i vendimeve të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës dhe zbatimi i vendimeve të gjyqkatave kushtetuese në disa vende.

Metodologjia e trajnimit është duke u zhvilluar me anë të metodës interaktive.

Përfitues të trajnimit janë 29 gjyqtarë të shtetit të  sapo emëruar 2023/2024.

Share :