News and Activities - Archive

27-04-2023

Vërejtja policore, procedura dhe shabllonet, trajtimi i rasteve nga policia

Më 27 prill 2023, Akademia e Drejtësisë në bashkëpunim me EULEX në kuadër të Programit për Trajnime të Vazhdueshme është  duke u realizuar trajnim  me temë Vërejtja policore, procedura dhe shabllonet, trajtimi i rasteve nga policia”.

Trajnues i angazhuar në këtë punëtori është : z. Shpetim Peci, prokuror në Prokurorinë Themelore në Mitrovicë

Qëllimi i trajnimit  është avancimi i njohurive të pjesëmarrësve  lidhur me zbatimin e procedurës së Paralajmërimit Policor, si dhe Sfidat e zbatimit të këtyre procedurave në polici dhe prokurori.

Metodologjia e punëtorisë është e karakterit të kombinuar me shpjegime teorike dhe diskutime interaktive duke prezantuar edhe raste praktike.

Përfitues të kësaj tryeze janë: gjyqtarë nga Gjykata Themelore, bashkëpunëtor profesional, zyrtar policor

 

Share :