Më 04 Maj 2023, Akademia e Drejtësisë në bashkëpunim me US-DOJ/OPDAT, në kuadër të Programit për Trajnimeve të Vazhdueshme është duke realizuar trajnimin me temë “Kompensimi i viktimave të krimit - Ndryshimet e ligjit”.
Trajnues të angazhuar në këtë trajnim janë: z. Isuf Jahmurataj, zyrtar ligjor nga Ministria e Drejtësisë dhe znj. Eliza Shporta, udhëheqëse e Programit për Mbrojtjen e Viktimave/ Ambasada e SHBA.
Qëllimi i këtij trajnimi është avancimi i njohurive të pjesëmarrësve rreth Kompensimit te viktimave në Kosovë sipas kornizës ligjore në fuqi.
Metodologjia e trajnimit është e karakterit të kombinuar me shpjegime teorike dhe diskutime interaktive duke prezantuar dhe raste praktike.
Përfitues të këtij trajnimi janë; Gjyqtarët, prokurorët, bashkëpunëtorë profesional dhe mbrojtës së viktimave.
04-05-2023