Më 08 maj 2023, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit të Trajnimit Fillestare, për gjyqtarët e sapo emëruar gjenerata e dhjetë është duke realizuar trajnimin teorik nga nën moduli “ E drejta civile”, në mbështetje të trajnuesit z. Lumni Sallauka, gjyqtar në Gjykatën e Apelit.
Në kuadër të këtij sesioni janë duke u trajtuar: objekti i së drejtës civile, parimet e të drejtës civile, institucionet themelore të së drejtës civile, sistemi i të drejtës civile, nocioni i burimeve të së drejtës civile dhe natyra e burimeve të së drejtës civile.
Metodologjia e trajnimit është duke u zhvilluar me anë të metodës interaktive dhe të bazuar në raste praktike.
Përfitues të trajnimit janë 29 gjyqtarë të sapo emëruar prej tyre një nga komuniteti boshnjak.
08-05-2023