News and Activities - Archive

15-05-2023

Nën moduli: Menaxhimi i rasteve dhe vlerësimi i performancës, sesioni e parë : Rëndësia dhe parimet e menaxhimit të rrjedhës së lëndës

Më 15 maj 2023, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit Fillestar, për gjyqtarët e sapo emëruar gjenerata e dhjetë është duke realizuar trajnues  nga nën moduli “Menaxhimi i rasteve dhe vlerësimi i performancës”, në mbështetje të trajnuesit z. Lumni Sallauka, gjyqtar në Gjykatën e Apelit.

Trajnimi teorik nga tema e parë e këtij nën moduli është duke trajtuar: përkufizimi i nocionit të menaxhim, rëndësia e menaxhimit të rasteve në gjykatë, parimet e menaxhimit të rrjedhës së lëndës.

Metodologjia e trajnimit është duke u zhvilluar me anë të metodës interaktive dhe të bazuar në raste praktike.

Përfitues të trajnimit janë 29 gjyqtarë të sapoemëruar prej tyre një nga komuniteti boshnjak.

Share :