News and Activities - Archive

16-05-2023

Program i Specializuar i Trajnimit Pastrimi i parave dhe hetimi financiar - Sesioni II

Më 16-17 Maj 2023, Akademia e Drejtësisë në bashkëpunim me IRZ, në kuadër të Programit për Trajnime të Vazhdueshme është duke realizuar Trajnimin me temë “Program i Specializuar i Trajnimit Pastrimi i parave dhe hetimi financiar - Sesioni II”.

Trajnues të angazhuar në këtë trajnim janë: Valon Kurtaj Gjyqtar - Departamenti Special i Gjykatës Themelore në Prishtinë, Behar Xhema Drejtor, ud Njësia e Inteligjencës Financiare e Kosovës, Gerhard Karl Brinker, Kryeprokuror, Zyra e Prokurorit në Hamburg - Drejtor i Departamentit të Rikuperimit të Pasurive dhe kundër Pastrimit të Parave dhe Donika Mehmeti Prokurore, Zyra e Prokurorisë në Hamburg - Departamenti i Rikuperimit të Pasurive dhe Kundër Pastrimit të Parave.

Qëllimi i këtij trajnimi është avancimi i njohurive të pjesëmarrësve lidhur me Kornizën ligjore kombëtare dhe ndërkombëtare kundër pastrimit të parave. Trajnimi ka fokus kuadrin ligjor kosovar dhe praktika aktuale e pastrimit të parave në fushën e luftës kundër pastrimit të parave dhe do të ofrohet një vështrim në bazat ligjore gjermane dhe praktika më të mira.

Metodologjia e trajnimit është e karakterit të kombinuar me shpjegime teorike dhe diskutime interaktive duke prezantuar edhe raste praktike.

Përfitues të këtij trajnimi janë: Prokurorët dhe gjyqtarët e shkallës së parë dhe shkallës së dytë, duke përfshirë në veçanti edhe prokurorët special dhe gjyqtarët e departamentit special në të dy nivelet, bashkëpunëtorët profesional dhe ekspertët të PSRK si dhe hetuesit policor.

Share :