News and Activities - Archive

29-05-2023

Fazat e procedurës penale

Më  29 Maj 2023, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit për Trajnime të Vazhdueshme  ka realizuar trajnimin me temë Fazat e procedurës penale”.

Trajnues të angazhuar në këtë trajnim janë z. Skender Çoçaj, gjyqtar në Gjykatën e Apelit dhe z. Naim Abazi, prokuror në Prokurorinë Speciale të Kosovës.

Qëllimi i këtij trajnimi është avancimi i njohurive të pjesëmarrësve lidhur me fazën e hetimit, fazën e ngritjes së aktakuzës dhe deklarimit, fazën e shqyrtimin gjyqësor si  dhe fazën e mjetit juridik.

Në fokus të këtij trajnimi ishte analizimi i hollësishëm i legjislacionit vendor lidhur me autorizimet e policisë për ngritjen e kallëzimit penal që ndërlidhen me  provat e procedurës se hetimit si dhe provat para ngritjes se aktakuzës

Metodologjia e trajnimit është e karakterit të kombinuar me shpjegime teorike dhe diskutime interaktive duke prezantuar dhe raste praktike

Përfitues të këtij trajnimi janë: bashkëpunëtoret profesional dhe zyrtar ligjor.

Share :