News and Activities - Archive

25-04-2012

PTA penale Moduli: Kodi Penal dhe Kodi i Procedurës Penale (Zëvendësimi i dënimit dhe gjysmë liria)

 

PTA penale

Moduli: Kodi Penal dhe Kodi i Procedurës Penale (Zëvendësimi i dënimit dhe gjysmë liria)

Më 25 prill 2012, në kuadër të Programit të Trajnimeve për Avancim është realizuar sesioni i parë nga moduli Kodi Penal dhe Kodi i Procedurës Penale me temë: Zëvendësimi i dënimit dhe gjysmë liria.

Objektivat kryesore të këtij trajnimi ishin që përfituesit  si rezultat i këtij trajnimi të:
•  kuptojnë rëndësinë e zëvendësimit të dënimit;
•  identifikojnë bazën ligjore për zëvendësimin e dënimit;
•  dallojnë rastet kur mund të shqiptohet urdhri për punë në dobi të përgjithshme si zëvendësim i dënimit me burg apo gjobë; si dhe 
•  dallojnë rastet kur ligji lejon zbatimin e gjysmë lirisë.

Çështjet të cilat janë përfshirë gjatë këtij trajnimi janë: natyra juridiko-penale e zëvendësimit të dënimit, baza juridike e tij, zëvendësimi i dënimit me burgim në dënim me gjobë dhe anasjelltas, gjysmë liria dhe dilemat në zbatimin praktik të këtyre instituteve. 
Përfitues të këtij trajnimi ishin gjyqtarët dhe prokurorët nga gjitha regjionet e Kosovës.

 

Share :