Më 14 Nëntor 2023, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit për Trajnime të Vazhdueshme është duke realizuar Trajnimin me temë “Procedura dhe zbatimi i Ligjit për regjistrimin civil në Kosovë”.
Trajnues të angazhuar në këtë trajnim janë: z. Ramush Bardiqi, gjyqtar në Gjykatën Komerciale.
Qëllimi i këtij trajnimi është avancimi i njohurive të pjesëmarrësve lidhur me trajtimin e koncepteve themelore të Ligjit për regjistrimin civil të Kosovës si dhe zbatimit të tij në praktikën gjyqësore.
Metodologjia e trajnimit është e karakterit të kombinuar me shpjegime teorike dhe diskutime interaktive duke prezantuar edhe raste praktike.
Përfitues të këtij trajnimi janë: Gjyqtarët e departamentit administrativ dhe bashkëpunëtorë profesional.
14-11-2023