Punëtori me stafin e IGJK për zhvillimin e web faqes së IGJK-së
Më 18 prill 2012, IGJK në mbështetje të USAID/EROL (Programi për Sundimin Efektiv të Ligjit), realizoi një punëtori për zhvillimin e web faqes së IGJK-së ku morën pjesë stafi i IGJK.
Qëllimi i kësaj punëtorie ishte diskutimi i një drafti lidhur me zhvillimin dhe strukturën e re të web faqes së IGJK-së sipas standardeve më të avancuara.
Gjatë punëtorisë u dhanë mjaft sugjerime dhe rekomandime për plotësimin e këtij drafti të cilat nga ekspertët do të inkorporohen në versionin ekzistues.
18-04-2012