News and Activities - Archive

24-05-2012

PTA Moduli 11: Kodi i Drejtësisë për të Mitur

 

Më 24 maj 2012, IGJK në kuadër të Programit të Trajnimeve për Avancim realizoi modulin e radhës me temë: “ Kodi i Drejtësisë për të Mitur”

Qëllimi i këtij trajnimi ishte krijimi i praktikave më të mira në drejtim të zbatimit të dispozitave ligjore sa i përket paraburgimit për të mitur, rrjedhës së procedurës dhe çështjet tjera që kanë të bëjnë me procedurën për të mitur.

Objektivat kryesore ishin që pjesëmarrësit pas përfundimit të këtij trajnimi të jenë në gjendje të:
• Shpjegojnë kuptimin e paraburgimit për të mitur, 
• Kuptojnë kushtet për caktimin e paraburgimit për të mitur, 
• Dinë për kohëzgjatjen dhe alternativat e paraburgimit për të mitur,
• Njohin masat dhe dënimet që mund t’i shqiptohen të miturve, 
• Identifikojnë rastet kur mund të vije në shprehje ndërmjetësimi dhe 
• Vlerësojnë kushtet ligjore për zbatimin e procedurës së ndërmjetësimit.

Çështjet të cilat janë përfshirë në kuadër të këtij trajnimi kanë qenë: Paraburgimi për të mitur (rrjedha e procedurës, forma e vendimit, kohëzgjatja e paraburgimit dhe autorizimet e gjyqtarit për të mitur gjatë kohës deri sa zgjat paraburgimi nga ana e tij), Ndërmjetësimi (baza ligjore, rrjedha e procedurës), masat dhe dënimet sipas Kodit të Drejtësisë për të Mitur si dhe Masat e Diversitetit.

Me rastin e trajtimit të masave dhe dënimeve për të mitur  trajnuesit përdorën shembuj nga praktika gjyqësore gjë që u identifikuan edhe praktikat më të mira në zgjidhjen e çështjeve ligjore. 

Përfitues të këtij trajnimi përveç gjyqtarëve dhe prokurorëve për të mitur, ishin edhe nga një përfaqësues të Shërbimit Sprovues të Kosovës, Policisë, Qendrës për Punë Sociale si dhe  Komisioni për Ndërmjetësim.

 

Share :