News and Activities - Archive

04-06-2012

TOT Trajnim i Trajnuesve për kurse të gjuhës angleze ligjore dhe hulumtime

 

TOT

Trajnim i Trajnuesve për kurse të gjuhës angleze ligjore dhe hulumtime

Gjatë muajit Maj 2012, IGJK në bashkëpunim me Programin për Sundimin Efektiv të Ligjit (EROL) – USAID, ka mbajtur punëtorinë e trajnimit për trajner në programin për gjuhë angleze ligjore dhe hulumtime.

Qëllimi i punëtorisë ishte përgatitja e trajnuesve të ardhshëm dhe hartimi i moduleve për gjuhë angleze ligjore dhe hulumtime në tri nivele:
 - Moduli pre intermediar  i gjuhës angleze;
 - Moduli intermediar i gjuhës angleze; 
 - Moduli i gjuhës angleze për hulumtime dhe analiza.

Pjesëmarrësit e ndarë në grupe u angazhuan që krahas hartimit të moduleve të punojnë edhe në zhvillimin e kapaciteteve të tyre trajnuese, ashtu që për temat e hartuara pjesëmarrësit prezantonin para kolegëve dhe përfaqësuesve të IGJK-së dhe EROL/USAID–it punën e tyre. 

Ekspertët e angazhuar nga USAID-i në cilësi të trajnuesve, pas çdo prezantimi të bërë nga trajnuesit e ardhshëm jepnin vërejtjet dhe sugjerimet e tyre se ku duhet përmirësuar cilësia e ligjërimit të përfituesve të këtij trajnimi. Gjithashtu diskutoheshin edhe temat konkrete të secilit modul duke u fokusuar në atë se tema konkrete a i përgjigjet nivelit të modulit dhe se sa është relevante për gjyqtarët dhe prokurorët tema e tillë.

Përfitues të trajnimit ishin kandidatët të cilët e kanë kaluar me sukses testin për pranim në këtë program. Përfundimi zyrtarë i këtij programi është caktuar të jetë më 01 qershor 2012.

 

Share :