Prishtinë, më 23 mars 2018, Në Akademinë e Drejtësisë është mbajtur takimi i radhës i Këshillit Drejtues të Akademisë së Drejtësisë i udhëhequr nga Kryesuesi i Këshillit z. Aleksandër Lumezi, Kryeprokuror i Shtetit.
Në këtë takim z. Valon Kurtaj, Drejtor Ekzekutiv i Akademisë, prezantoi Raportin Vjetor të Punës dhe Raportin Financiar të Akademisë për vitin 2017. Z. Kurtaj theksoi se raporti Vjetor është hartuar në bazë të standardeve të cilat i ka caktuar Kuvendi i Kosovës ku në pjesën hyrëse paraqet të dhëna për veprimtarinë, funksionet dhe programet të cilat i zhvillon Akademia.
Raporti përmban të gjitha aktivitetet që ka realizuar Akademia gjatë vitit 2017, ndërsa raporti financiar i Akademisë paraqet një pasqyrë të buxhetit dhe shpenzimeve të AD-së për vitin 2017. Anëtarët e Këshillit Drejtues, vlerësuan punën e Akademisë gjatë vitit 2017, si dhe raportin e prezantuar dhe e miratuan mënyrë unanime.
Në këtë takim të Këshillit Drejtues të AD-së, u miratoi propozimin e Këshillit Prokurorial të Kosovës për emërimin e mentorit për prokurorët në trajnimin fillestar.
Me kërkesë të anëtarëve të Këshillit Drejtues, Drejtori i informoi për trajnuesit që janë angazhuar në Akademinë e Drejtësisë në periudhën 2016 -2017 si dhe u diskutuan mundësitë e angazhimit të trajnuesve adekuat në trajnime.
Në këtë takim Këshilli Drejtues diskutoi dhe mori edhe disa vendime tjera me rëndësi për punën e Akademisë së Drejtësisë.
23-03-2018