News and Activities - Archive

13-04-2018

Njoftim për zgjatje të afatit të konkursit për pozitën Zyrtar për Personel 2

Njoftim për zgjatje të afatit të konkursit

Afati i aplikim për konkursin e shpallur në Akademinë e Drejtësisë me datën 29 mars 2018 për pozitën Zyrtar për Personel 2, me numër të referencës 02/20/DAF-AD, shtyhet edhe për shtatë (7) ditë kalendarike, për shkak se nuk është arritur numri i balancuar i aplikacioneve nga aspekti etnik dhe gjinor. Data e fundit për aplikim është 20 prill 2018. Andaj për informata shtesë mund t’i referoheni konkursit të shpallur për këtë pozitë në gazetat ditore, faqen e internetit të Akademisë së Drejtësisë.

Numrat kontaktues: Për informata plotësuese, mund të kontaktoni në këtë numër telefoni: 038 200 18 528, prej orës 08:00-16:00, ose në emailin: burimenjerezore.ad@rks-gov.net

Share :