News and Activities - Archive

24-09-2018

Takimi i Këshillit Programor të Akademisë së Drejtësisë

Më 24 shtator 2018, Në Akademinë e Drejtësisë është mbajtur takimi i Këshillit Programor të Akademisë së Drejtësisë, udhëhequr nga z. Valon Kurtaj - Drejtor Ekzekutiv i Akademisë së Drejtësisë, njëherë dhe Kryesues i Këshillit Programor të Akademisë.

Anëtarët e Këshillit Programor diskutuan për çështjen e Listës së aplikueseve për trajnues të përkohshëm në Akademinë e Drejtësisë dhe procesin e deritanishëm të përzgjedhjes së trajnuesve.    

Pas shqyrtimit dhe diskutimit të Listës së aplikacioneve anëtarët e Këshillit Programor u pajtuan që t’i drejtohen Këshillit Drejtues me mendimin që aplikacionet e pa kompletuara nga Shpallja Publike të sugjerohen për plotësim të dokumenteve të cilat mungojnë dhe po ashtu të ketë një rishpallje të re për trajnues të përkohshëm.   

Share :