News and Activities - Archive

18-09-2018

Terrorizmi

Më 18 shtator 2018, Akademia e Drejtësisë, në kuadër të trajnimeve të vazhdueshme ka realizuar trajnimin me temë “Terrorizmi”.

Qëllimi i këtij trajnimi ishte ngritja e kapaciteteve profesionale me qellim që gjatë hetimit të veprave penale dhe gjykimit të kryesve të veprave penale të terrorizimit, të respektohen të drejtat dhe liritë e njeriut si dhe të mblidhen prova të pranueshme në mënyrë që gjykimi të jetë sa më efektiv dhe të rezultojë me vendime meritore.

Ky trajnim ka trajtuar çështjet rreth hetimit dhe gjykimi i rasteve të terrorizmit. Terrorizmi është një kërcënim në rritje në shumë vende të botës të cilat para së gjithash janë të shoqëruara me sulmet terroriste që kanë pasur gjithmonë e më shumë në shënjestër qytetarët e thjeshtë. Andaj, bashkëpunimi ndërkombëtar paraqitet si nevojë, meqë krimi i ka tejkaluar kufijtë e brendshëm dhe ka marrë dimension ndërkombëtarë. Në këtë kohë, kur gjithnjë e më shumë njerëzit dhe vendet janë më të ndërvarura, asnjë vend nuk mund të parandaloj dhe të luftoj i vetëm terrorizmin në mënyrë efektive, pa bashkëpunim mes shteteve për të parandaluar, ndjekur, zbuluar dhe ndëshkuar autorët e akteve terroriste. Si rezultat i kësaj, shtetet duhet që të ndërmarrin masa të shtuara  në parandalimin, ndërmarrjen e masave administrative, hetimin, gjykimin dhe pas vuajtjes së denimit t’i kushtohet vëmendje risocialalizimit dhe rehabilitimit të këtyre personave. 

Përfitues të këtij trajnimi ishin gjyqtar, prokuror nga niveli themelor, dhe zyrtar ligjor nga Prokuroria Speciale.

Share :