News and Activities - Archive

15-02-2019

Barazia gjinore në procedurë gjyqësore në përgjithësi dhe në rastet e dhunës në familje në veçanti

Më 19 shkurt  2019, Akademia e Drejtësisë organizon trajnimin me  temë  “Barazia gjinore në procedurë gjyqësore në përgjithësi he në rastet e dhunës në familje në veçanti”.   

Në kuadër të këtij trajnimi do të  prezantohet: Legjislacioni ndërkombëtarë dhe vendor për barazinë gjinore, dhuna në familje dhe format e shfaqjes së saj më fokus gjinor dhe urdhri për mbrojtje, kushtet për caktimin e urdhrit për mbrojtje si dhe masat për parandalimin e dhunës, Procedura gjyqësore për vendosje sipas kërkesës për urdhër mbrojtje, hartimi dhe arsyetimi i vendimit sipas specifikave të çështjes duke respektuar dispozitat ligjore, ekzekutimi i urdhrit për mbrojtje dhe pasojat për shkelje të urdhrit për mbrojtje.

Përfitues të këtij trajnimi janë:  Gjyqtarët e gjykatës së apelit dhe gjykatave themelore, prokurorët e prokurorive themelore, bashkëpunëtorët profesional, mbrotësit e viktimave, etj.

Share :