News and Activities - Archive

20-05-2011

Seminar, Krimet e Luftës IGJK-ICTY/OSCE

 

Më 19 dhe 20 maj 2011, IGJK në bashkëpunim me OSBE-në dhe ODIHR, Projekti “Drejtësi për Krimet e Luftës” ka realizuar 4 sesione trajnuese për bashkëpunëtorët profesional të gjykatave dhe prokurorive kryesisht të nivelit të qarkut dhe nivelit suprem me temë: ICTY/TPNJ (Tribunali Penal ndërkombëtar për ish Jugosllavinë).

Objektivë e këtij trajnimi ishte hulumtimi dhe çasja në bazën e të dhënave për krime të luftës në Tribunalin Ndërkombëtar për Ndjekjen Penale Personave Përgjegjës për shkelje të rënda të Drejtës Ndërkombëtare Humanitare të kryera në territorin e ish Jugosllavisë prej vitit 1991 dhe mundësia e përdorimit të materialeve përkatëse dhe ekspertizës së TPNJ-së.

Çështjet të cilat janë përfshirë gjatë këtyre sesione ishte shqyrtimi i web faqës ICTY, baza e të dhënave e shënimeve të gjykatës (ICR), dhoma e apelit-praktika gjyqësore, mjetet e hulumtimit dhe lista e aktgjykimeve si dhe kërkesa për asistencë (RFA) dhe rregulli 75.

Gjatë këtyre sesioneve trajnuese përfituesit e këtij trajnimi kanë përdorë shembuj praktikë të hulumtimit të bazës së të dhënave duke gjetur transkripte të dëshmisë, prova materiale dhe dokumente tjera gjyqësore kundër personave të akuzuar për krime të luftës nga Tribunali i Hagës.

Përfitues të këtij trajnimi ishin bashkëpunëtorët profesional të gjykatave dhe prokurorive të qarkut dhe nga Prokuroria Speciale dhe Prokuroria e Shtetit. 

 

Share :