News and Activities - Archive

02-06-2011

Trajnim Stafi “ Hartimi dhe zhvillimi i Kurrikulumit”

 

Më 28 dhe 29 prill 2011, IGJK në bashkëpunim me  GIZ – “Projekti për Reformën Ligjore në Kosovë”  ka realizuar një punëtori dy ditore ku është diskutuar lidhur me zhvillimin e kurrikulave trajnuese të IGJK-së.

Qëllimi kryesor i kësaj punëtorie ishte mbështetja e stafit dhe trajnuesve të IGJK-së lidhur mehartimin dhe zhvillimin e programeve trajnuesve duke filluar nga identifikimi i  objektivave, përmbajtjes dhe metodave të mësimit si dhe vlerësimi i nevojave, me qëllim që ata të thellojnë njohuritë lidhur me standardet më të larta zhvillimin e kurrikulumit dhe që ato standarde të inkorporohen në kuadër të programeve të  IGJK-së.

Çështjet të cilat janë trajtuar gjatë kësaj punëtorie kryesisht kishin të bënin me; kompetencat,  lidershipin dhe vetë-menaxhimin me përgjegjësi etike, planifikimin konceptual dhe  reformimin  organizativ duke u trajtuar modelet specifike për përkufizimin e objektivave mësimore dhe transformimi i këtyre objektivave në procedura operative.

Gjatë kësaj tryeze pjesëmarrësit të ndarë në grupe identifikuan përparësitë dhe mangësitë e aktiviteteve trajnuese në kuadër të programeve të IGJK-së dhe në bashkëpunim me ekspertët diskutuan për mundësitë e evitimit të mangësive.

Përfitues të kësaj punëtorie  ishin stafi profesional dhe trajnerët e IGJK-së, ndërsa ekspertët ishin ofruar nga KIZ në kuadër të projektit “Strategjia për Mbështetjen e IGJK-së”.

 

Share :