News and Activities - Archive

30-05-2011

Trajnimet e PFAL III

 

Gjatë muajit maj kanë vazhduar trajnimet për fazën e dytë dhe të tretë të gjeneratës së tretë të kandidatëve në Programin Fillestar për Arsimim Ligjor. Trajnimet në fazën e dytë kanë përfunduar në fund të muajit maj dhe pasi që kandidatët të përfundojnë provimet do të vazhdojnë trajnimet praktike në gjykata përkatësisht në prokurori 5 ditë rresht deri në përfundimin e kuotës së përcaktuar me programin trajnues për fazën e tretë.

Trajnimet praktike mbahen nën mbikëqyrjen e Mentorit gjyqtarë apo prokurorë, sipas programit të përcaktuar nga IGJK në koordinim me Koordinatorët e Mentorëve. Këto trajnime janë ndjekur nga 32 kandidatë.

 

Share :