News and Activities - Archive

21-11-2011

Konferenca Regjionale

 

Konferenca Regjionale

E ardhmja e trajnimit fillestar dhe të vazhdueshëm për gjyqtarët dhe prokurorët e rinj

Situata aktuale, perspektiva në të ardhmen dhe objektivat

Shkup, 21-23 nëntor 2011

Nën organizimin e Akademisë për Gjyqtarë dhe Prokurorë të Maqedonisë dhe Fondacionit Gjerman për Bashkëpunim Ndërkombëtarë, nga 21 deri 23 nëntor 2011, në Shkup u mbajt Konferenca Regjionale “E ardhmja e trajnimit fillestar dhe të vazhdueshëm për gjyqtarët dhe prokurorët e rinj - Situata aktuale, perspektiva në të ardhmen dhe objektivat”.

Në këtë konferencë morën pjesë përfaqësues të institucioneve trajnuese të regjionit dhe më gjerë, të cilat prezantuan situatën aktuale, vështirësitë, sfidat dhe objektivat që kanë këto institucione në ndërtimin e programeve trajnuese për arsimim ligjor për gjyqtarët dhe prokurorët.

Fokusi kryesor i kësaj konference ishte programi trajnues për përgatitjen e kandidatëve për gjyqtarë dhe prokurorë të ardhshëm apo Programi Fillestar si dhe programet special trajnuese për këta kandidatë pas emërimit të tyre.

Instituti Gjyqësor i Kosovës në këtë konferencë u përfaqësua nga z. Lavdim Krasniqi, Drejtor i IGJK-së dhe z. Besim Morina, Udhëheqës i Programit Fillestar për Arsimim Ligjor.

 

Për zhvillimet në sistemin gjyqësor në Kosovë dhe rolin e Institutit Gjyqësor në këtë proces foli z. Lavdim Krasniqi, i cili ndër të tjera potencoi se reformën e sistemit gjyqësor në Kosovë, IGJK-ja e ka mbështetur me aplikimin e një sistemi të rekrutimit të kandidatëve të rinj për gjyqtarë dhe prokurorë, nëpërmjet Provimit Përgatitor dhe Programit Fillestar për Arsimim Ligjor”. 

Ai më tej prezantoi programet dhe metodologjinë trajnuese që IGJK është duke i zbatuar, të cilat mbështesin gjyqtarët dhe prokurorëtme qëllim të aplikimit të standardeve më të larta në zbatimin e ligjit.

Përfaqësuseit e institucioneve trajnuese, nënshkruan një Memorandum Mirëkuptimi multilateral me të cilin ndër të tjera u zotuan që të vazhdojnë bashkëpunimin në shkëmbimin e përvojave rreth programeve trajnuese. 

 

Share :