News and Activities - Archive

18-03-2010

Trajnim i Avancuar për Gjyqtarë porotë

 

Më 18 mars 2010 u mbajt një seminar i nivelit të avancuar për gjyqtarët porot. Temat të cilat u prezentuan në këtë seminar kishin të bënin me;rolin e gjyqtarit porot në procedurën kontestimore, marrjen e vendimeve në procedurën penale për të rritur dhe për të mitur si dhe respektimi i Kodit të Etikës nga gjyqtarët porotë.

Gjatë seminarit u theksua se në gjykimet që udhëhiqen në procedurën kontestimore, gjyqtarët porotë nuk janë të përfshirë, por me disa ligje të posaçme siç është Ligji mbi Familjen, në kontestet që kanë të bëjnë me çështje statusore, parashihet që trupi gjykues të jetë në përbërje edhe me gjyqtarë porot. Në seminar u diskutuan raste të ndryshme nga praktika dhe u shkëmbyen përvoja të shumta në kuadër të funksionit të gjyqtarit porotë si anëtarë të trupit gjykues.

Përfitues të këtij seminari ishin gjyqtarët porotë të regjionit të Prishtinës.

 

Share :