News and Activities - Archive

23-03-2010

Tryezë Diskutimesh-Provat në Procedurën Penale

 

Më datën 23 mars 2010 u realizua tryeza e diskutimeve me temë Provat në Procedurën Penale.  Çështjet të cilat u diskutuan  gjatë kësaj tryeze  kryesisht janë  përqendruar  Në procedurën e provave nëpërmjet të cilës gjykata mëson për faktet juridike relevante Rëndësi parësore iu kushtua, kushteve ligjore të cilat i bëjnë provat të pranueshme apo të papranueshme duke theksuar se procesi i të provuarit zë vend qendrorë në procedurë penale, për faktin se gjatë këtij procesi, provat, gjinden, zbulohen, fiksohen, shqyrtohen, verifikohen dhe çmohen në mënyrë që të jenë bazë për vendim gjyqësor.

Me këtë rast u mbrojt qëndrimi se provat e marra në shkelje të dispozitave të procedurës penale bëjnë që ato të konsiderohen të papranueshme.

Andaj, vendimi i gjykatës nuk mund të mbështetet në këto prova por vetëm në provat e pranueshme të cilat gjykata i çmon sipas bindjes së lirë. Përfitues të trajnimit  ishin gjyqtarë, prokurorë dhe bashkëpunëtor profesional të të gjitha regjioneve të Kosovës. 

 

Share :