News and Activities - Archive

06-04-2010

Seminar-Dënimet Alternative ndaj Madhorëve

 

Më 6 prill 2010 është realizuar një seminar lidhur me Dënimet  Alternative ndaj Madhorëve. Gjatë këtij seminari u shtjelluan çështjet rreth shqiptimit të dënimeve alternative duke përfshirë llojet, qëllimet dhe kushtet për shqiptimin e këtyre dënimeve. Gjatë trajnimit u nxorën konkludimet si më poshtë: 

Në praktikë shfaqen probleme rreth kompetencës së gjykatave kur ndaj një personi shqiptohet gjysmë lira, nga shkaku se nuk kemi burgje të mjaftueshme; Ekziston mungesë e qendrës  përkatëse për trajtim të personave me çrregullime mendore, psikike, me ç’rast këta persona zakonisht mbahen në Qendrën Neuropsikiatrike në Prishtinë; Problem në praktik paraqitet po ashtu edhe çështja e revokimit  të dënimit me kusht.

 

Share :