News and Activities - Archive

27-04-2010

Semiar “ Aspektet Praktike të Punës së Prokurorit “

 

Instituti Gjyqës or i Kosovës në bashkëpunim më Programin e Binjakëzimit (EU-LER) një Program për Ref or mim të Sistemit të Arsimimit Ligj or në Kosovë, ka realizuar një seminar tre ditor duke përfshirë datat 27, 28 dhe 29 prill 2010. Përfitues të këtyre seminareve ishin prokurorë dhe bashkëpunëtorë profesional, ndërsa temë trajtimi ishte “Aspektet Praktike të Punës së Prokurorit”.

Qëllimi  i trajnimit ishte analizimi i shumë çështjeve që kanë të bëjnë me autorizimet  e prokurorit duke filluar nga bashkëpunimi i tij me policinë, për të vazhduar me vendosjen  dhe kualifikimin e veprave penale, formës dhe përmbajtjes së aktakuzës si dhe përfaqësimit të saj para gjykatës. 

Gjatë këtij trajnimi u arritën disa konkluzione të cilat po i prezantojmë më poshtë:Sa i përket bashkëpunimit  policia duhet ta informojë prokurorin  sa  më herët  dhe sa më gjerësisht, ashtu që prokurori të mund ta kryejë funksionin e tij drejtues. Prokurori do të duhej gjithmonë të përpiqet për një raport të hapur, të besueshëm dhe të mbështetur  nga policia. Autoritetet dhe zyrtarët e policisë janë të obliguar që t’i përgjigjen kërkesës apo urdhrit të prokurorisë në çdo moment; Marrëveshja për pranimin e fajësisë  sa i përket Kosovës  ende nuk ka gjet zbatimin e duhur dhe se funksionalizimi  i saj në jetë është i vështirë që do të thotë se gjerë më sot nuk është bërë asnjë marrëveshje për shkak të shumë faktorëve të cilët ndikojnë në moszbatimin e saj, siç është mungesa e përvojës , mentaliteti dhe rrethana tjera. Për sa i përket zbatimit të saj në Gjermani kjo ka filluar të zbatohet  vitin e kaluar  por të dhënat statistikore mungojnë dhe sipas njohurive të trajnuesve nga Gjermani  kemi aplikim jo të mjaftueshëm të këtij instituti. Sa i përket dhunës në familje legjislacioni gjerman ka paraparë një numër të caktuar të urdhrave dhe ato janë: urdhri për t’u larguar nga vendi i banimit, kujdestaria, marrja e çelësave, ndalimi i kontaktimit, kontaktimi i kryerësit. Ndërsa në favor të viktimave ndërmerren këto veprime; ndihma financiare,  praktike, përcjellja e viktimës në zyra shtetërore, ndihma me rastin e aplikimi

 

Share :