News and Activities - Archive

01-09-2010

Programi i Trajnimit për Avancim të Gjyqtarëve dhe Prokurorëve

Trajnimet në kuadër të Programit për Avancim të gjyqtarëve dhe prokurorëve kanë vazhduar në shtator fillimisht me modulin Menaxhimi i Rasteve dhe modulin Krimi i Organizuar.

Në modulin Menaxhimi i rasteve i cili mbështetet nga USAID/NCSC -Programi për Mbështetjen e Drejtësisë në Kosovë, trajtohen standardet më të larta të parimeve dhe teknikave për menaxhimin e lëndëve.

Ndërkaq në modulin - Krimi i Organizuar trajtohen format e krimit të organizuar ( trafikimi me qenje njerëzore, krimin financiar, korrupsionin, pastrimin e parave dhe ekonominë joformale),  si dhe për metodat e luftimit të këtyre dukurive.

Trajnimet për nivel qarku janë duke u mbajtur çdo të marte ndërsa për nivelin suprem çdo të premte.

Modulet që aktualisht janë duke u shtjelluar kanë nga tri cikle si për nivelin e qarkut ashtu edhe për atë suprem.

Share :