Më 28 dhe 29 Janar 2020, Akademia e Drejtësisë në bashkëpunim me Këshillin e Evropës, janë duke organizuar punëtorin (ToT) lidhur me zhvillimin e kurrikulës trajnuese për trajner, për fuqizimin e luftës kundër dhunës në familje/dhunën ndaj gruas.
Qëllimi i kësaj punëtorie është që të sigurohet që kurrikula e ToT adreson sfidat specifike me të cilat përballen gjyqtarët dhe prokurorët në zbatimin e ligjeve penale në Kosovë, sigurimi që metodologjia e propozuar e trajnimit të jetë efektive dhe përmbledhja e specifikave dhe një drafti final lidhur me trajnimet në këtë fushë.
Gjatë punëtorisë janë duke u diskutuar çështje si: Raste nga Konventa e Stambollit, sfidat e trajnimit të rasteve me dhunë në familje, identifikimi i nevojave për trajnim në fushën kundër dhunës në familje/dhunës ndaj gruas, martesat e dhunshme, krimet e ashtuquajtura “Krime të nderit” etj.
Gjatë punëtorisë janë duke u zhvilluar edhe punë praktike të ndara në grupe nga pjesëmarrësit.
Përfitues të trajnimit janë gjyqtarë dhe prokurorë.
28-01-2020