News and Activities - Archive

08-11-2009

Trajnim i Trajnuesve Vendi: San Francisko Tema: Zhvillimi i Shkathtësive Gjyqësore

Më 06, 07, 08 nëntor 2009, Instituti Gjyqësor i Kosovës në bashkëpunim me Departamentin e Drejtësisë të SHBA-ve, Zyra Tejoqeanike OPDATnë Prishtinë – “NITA” organizoi trajnimin e trajnuesve mbi zhvillimin e shkathtësive gjyqësore. Trajnimi në fjalë u mbajt një San Francisko. Çështjet të cilat u trajtuan gjatë programit të lartcekur, kryesisht u përqendruan në demonstrimin e rasteve praktike përmes metodave të NITA-s të kritikimit, marrjes në pyetje të drejtpërdrejtë, tërthorët, vënies në dyshim të deklaratave, fjalës hyrëse dhe argumentimit përfundimtar. Qëllimi i këtij programi trajnues ishte ofrimi i njohurive të avancuara mbi shkathtësitë gjyqësore për 13 pjesëmarrësit nga Kosova, të cilët pas certifikimit nga NITA, fituan të drejtën për trajnimin e kolegëve të tyre mbi metodat e lartcekura, me qëllim të themelimit të një praktikë unike mbi shkathtësitë e përfaqësimit gjatë gjykimit në Kosovë. Përfituesit e trajnimit në fjalë ishin prokurorët, avokatët kosovar dhe menaxhmentit i IGJK-së.

Share :