News and Activities - Archive

12-03-2021

Punëtori për stafin e Akademisë së Drejtësisë për organizmin, zbatimin dhe menaxhimin e punës

Sot me 2 mars 2021, Akademia e Drejtësisë në mbështetje të Ambasadës Britanike, përkatësisht projektit AXIOM Internacional është duke mbajtur punëtorinë me temë: “Menaxhimi i Rasteve”.

Qëllimi i kësaj punëtorie është ngritja e shkathtësive të stafit të Akademisë së Drejtësisë në menaxhimin më të mirë të aktiviteteve dhe planeve të punës përmes bashkërendimit më të mirë të aktiviteteve dhe stafit përgjegjës.

Çështjet që janë duke u trajtuar në kuadër të kësaj punëtorie janë: organizimi i punës, vlerësimi dhe mënyrat e ndryshme të përcaktimit të objektivave, si dhe çështje tjera që lidhen me organizimin dhe menaxhimin e punës.

Përfitues të kësaj punëtorie janë nga stafi i Akademisë së Drejtësisë.

Share :