News and Activities - Archive

29-03-2021

Nën moduli - Procedura Kontestimore - pjesa e parë, sesioni i dytë - tema “Shqyrtime të përgjithshme lidhur me kompetencën”

Më 29 mars 2021, në kuadër të programit për trajnim fillestare për gjyqtarët e sapo emëruar (gjenerata e tetë) është duke u realizuar trajnimi teorik nga nën moduli “Procedura kontestimore-pjesa e parë” me trajnues  z. Albert Zogaj, gjyqtar në Gjykatën Supreme.

Në kuadër të këtij sesioni trajnues janë duke u trajtuar nën temat: Kompetenca e Gjykatave Themelore, kompetenca lëndore, kriteret që e rregullojnë kompetencën lëndore, mënyrat e paraqitjes së jo kompetencës së gjykatës, jo kompetenca lëndore në raport me organin administrativ, jo kompetenca e gjykatës së vendit, jo kompetenca lëndore kur palët kanë kontraktuar arbitrazhin, kompetenca territoriale dhe kompetenca territoriale ndihmëse.

Metodologjia e trajnimit është duke u zbatuar me metodën e interaktive, duke shtjelluar raste praktike.

Përfitues të trajnimit janë 24 gjyqtarë të sapoemëruar, ku dy prej tyre janë të komunitetit serb.

Share :