News and Activities - Archive

30-03-2021

Nën moduli - Procedura kontestimore - pjesa e parë, sesioni i tretë - tema “Përbërja e rregullt e gjykatës dhe përjashtimi i gjyqtarit”

Me 30 mars 2021, në kuadër të programit për trajnim fillestare për gjyqtarët e sapo emëruar gjenerata e tetë (8) është duke u realizuar trajnimi teorik nga nën moduli “Procedura kontestimore-pjesa e parë” me trajnues  z. Albert Zogaj, gjyqtar në Gjykatën Supreme.

Në kuadër të nën modulit “Procedura kontestimore-pjesa” e parë trajnues janë duke u trajtuar nën temat: Përbërja e rregullt e gjykatës (kompetenca funksionale), përjashtimi dhe rekuizimi i gjyqtarit nga gjykimi, rrethanat të cilat qojnë deri të përjashtimi i gjyqtarit nga gjykimi dhe autoriteti kompetent për të vendosur lidhur me kërkesën për përjashtimin dhe rekuizimin e gjyqtarit

Metodologjia e trajnimit është duke u zbatuar me metodën e bazuar në raste.

Trajnimi u realizua në objektin e Akademisë, nën masat adekuate mbrojtëse ndaj virusit SARS-2 COVID-19. Përfitues të trajnimit janë 24 gjyqtarë të sapoemëruar, ku dy prej tyre janë të komunitetit serb.

Share :