News and Activities - Archive

04-07-2013

Seminar “Procedura dhe veprimet përmbarimore në sendet monetare”

Me 4 korrik 2013, IGJK  në kuadër të programit të trajnimit për profesionistët tjerë të sistemit të gjyqësisë ka realizuar një trajnim për zyrtarët përmbarues të gjykatave themelore të Kosovës me temë “Procedura dhe veprimet përmbarimore në sendet monetare”

Qëllimi i këtij trajnimi ishte krijimi i praktikave më të mira në drejtim të zbatimit të drejtë të procedurës përmbarimore me theks të veçantë lidhur me përmbarimet në llogaritë bankare të klientëve.



Gjatë këtij trajnimi në detale u trajtuan konfiskimi i kontove bankare, identifikimi i llogarisë bankare dhe i debitorit, si të urdhërohet sekuestrimi i llogarisë bankare dhe transferimi i shumave, obligimet e bankave gjatë procedurës përmbarimore, përmbarimi në të ardhura personale dhe rastet speciale të  mjeteve monetare të autoriteteve publike. 

Përfitues të trajnimit ishin zyrtarët përmbarues nga gjitha Gjykatat Themelore të Kosovës.

Share :