News and Activities - Archive

30-07-2013

Programi i Trajnimit Fillestar

Me 03 korrik 2013, publikisht në ndërtesën e IGJK-së, në prani të kandidatëve dhe përfaqësuesve të OSBE-së, është bërë shpallja publike e rezultatit të Provimit Përgatitor (pjesa me shkrim), për kandidatët e gjeneratës së pastë të PTF.

Nga 93 kandidatë për gjyqtarë që iu nënshtruan provimit, mbështetur në rregullat e provimit, pjesën me shkrim e kaluan 83 kandidatë, ndërsa nga 52 kandidatë për prokurorë, 45 prej tyre e kaluan me sukses këtë provim. Këta kandidatë fituan të drejtën t’i nënshtrohen provimit me gojë. 

Provimi me gojë u organizua me 5 dhe 10 korrik 2013 në ndërtesën e IGJK-së.  Me 05 korrik është organizuar provimi për kandidatët për gjyqtarë të cilit i janë nënshtruar 82 kandidatë, pasi që një kandidatë edhe pse ishte regjistruar për t’iu nënshtruar provimit, për arsye subjektive ishte tërhequr nga provimi para se ai të fillonte. Provimi me gojë për kandidatët për prokurorë është mbajtur me 10 korrik dhe me këtë rast morën pjesë 45 kandidatë. Gjatë gjithë kohës sa ka vazhduar provimi, i tërë procesi ka qenë i siguruar nga roje të sigurisë. Me 16 korrik 2013, në IGJK në një ceremoni ku të pranishëm ishin edhe mediet, Kryetari i Këshillit Drejtues z. Fejzullah Hasani dhe Drejtori i IGJK-së z. Lavdim Krasniqi së bashku me shpalljen e  rezultateve përfundimtare të Provimit Përgatitor publikuan edhe raportin detaj rreth procesit të hartimit administrimit dhe vlerësimit të provimit përgatitor. Rezultatet e provimit u shpallën në dy lista, lista e kandidatëve për gjyqtarë dhe lista e kandidatëve për prokurorë.

Pasi ka përfunduar i tërë procesi i organizimit të Provimit Përgatitor, kandidatët që nuk e kanë kaluar provimin bazuar në Rregulloren për Programin e Trajnimit Fillestar dhe Provimit Përgatitor si dhe Rregullave për Procedurën e Organizimit të Provimit Përgatitor kanë pasur të drejtë që brenda afatit prej tri (3) ditësh  të parashtrojnë ankesat e tyre. Ankesat janë shqyrtuar nga Këshilli Programor i IGJK-së dhe është vendosur për to brenda afatit prej 5 ditësh. Ndërsa KGJK-së dhe KPK-së (Zyrës përkatëse) i është dërguar lista e kandidatëve për verifikim përkatës, para fillimit të trajnimeve në PTF.

Share :