News and Activities - Archive

09-06-2021

Nën moduli – KEDNJ, sesioni i shtatë, tema - “Neni 6.2 dhe 6.3 i Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut”

Më 09 qershor 2021, në kuadër të programit për trajnim fillestare për gjyqtarët e sapo emëruar gjenerata e tetë (8) është duke u realizuar trajnimi teorik nga nën moduli “ KEDNJ ” me znj, Habibe Salihu Prokurore në Prokurorin Speciale.

Në kuadër të kësaj teme janë duke trajtuar nën temat: Parimi i prezumimit të pafajsisë, e drejta për kohë dhe lehtësi të përshtatshme për përgatitjen e mbrojtjes, dhe rastet e gjykatës për të drejtat e njeriut në Strasburg lidhur me nenin 6.2 dhe 6.3 të Konventës Evropiane.

Metodologjia e trajnimit është duke u zbatuar me anë të rasteve praktike si dhe me metodën e diskutimeve për çështjet e nenit 6.1 dhe 6.2 të KEDNJ-së. Trajnimi është duke u realizuar në mënyrë fizike në Akademinë e Drejtësisë dhe në formën Online. Përfitues të trajnimit janë 24 gjyqtarë të sapoemëruar, ku dy prej tyre janë të komunitetit serb.

Share :