Më 20 shtator 2021, në kuadër të programit për trajnim fillestare për gjyqtarët e sapo emëruar gjenerata e tetë (8) ka filluar realizmin e trajnimi teorik në lëmine penale,
Gjate sesionit te dytë do të realizohet nën modulin “ Kodi Penal -pjesa e veçantë” me trajnues z. Besim Kelmendi, Prokuror në Zyrën e Kryeprokurorit të shteti. Në kuadër të këtij sesioni trajnues do të trajtohen nën temat: Vrasja e kryer në gjendje të tronditjes së fortë mendore, vrasja e foshnjës gjatë lindjes, shtytja në vetëvrasje dhe ndihma në vetëvrasje, ndërprerja e palejuar e shtatzënësisë, sulmi, lëndimi i lehtë trupor, lëndimi i rëndë trupor dhe pjesëmarrja në rrahje
Metodologjia e trajnimit është duke u zbatuar me anë të rasteve praktike si dhe me metodën interaktive. Trajnimi është duke u realizuar në mënyrë të kombinuar, në atë fizike në Akademinë e Drejtësisë duke i zbatuar të gjitha masat ndaj virusit COVID-19 dhe online përmes platformës “ZOOM’ në kohë reale.
Përfitues të trajnimit janë 24 gjyqtarë të sapoemëruar, ku dy prej tyre janë të komunitetit serb.
20-09-2021