News and Activities - Archive

22-09-2021

Zhvillimi i hetimeve, hartimi dhe ngritja e aktakuzës

Më 22 Shtator 2021 Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit për Trajnimeve të Vazhdueshme është duke e realizuar trajnimin përmes platformës Zoom me temë “Zhvillimi i hetimeve, hartimi dhe ngritja e aktakuzës”.

Trajnues të angazhuar në këtë trajnim janë: z. Bashkim Hyseni, gjyqtar në Gjykatën e Apelit dhe z. Valdet Gashi, prokuror në Prokurorinë Speciale të Kosovës.

Qëllimi i këtij trajnimi është avancimi i njohurive profesionale të pjesëmarrësve lidhur me zhvillimin e hetimeve në çdo fazë e cila duhet të bëhet në  përputhje me parimet, rregullat dhe standardet e përcaktuara në KPPK.

Metodologjia e trajnimit është e karakterit të kombinuar me shpjegime teorike dhe diskutime interaktive.

Përfitues të këtij trajnimi janë: Gjyqtarë nga Gjykatat Themelore, Prokurorë nga Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit dhe niveli Themelor si dhe Bashkëpuntorë profesional.

Share :