News and Activities - Archive

25-11-2021

Nën moduli-Arsyetimi i vendimeve gjyqësore në lëmine penale, tema-“ Shkrimi ligjor”, sesioni i parë

Më 25 nëntor 2021, në kuadër të programit për trajnim fillestare për gjyqtarët e sapo emëruar gjenerata e tetë (8) është duke u realizuar trajnimi teorik nga nën modulin “Arsyetimi i vendimeve gjyqësore” me trajnues z. Bashkim Hyseni, gjyqtar në Gjykatën e Apelit.

Gjatë realizimit të sesionit janë duke u trajtuar, rëndësia e shkrimit ligjor karakteristikat e shkrimit ligjor dhe dallimi me shkrimin tradicional dhe norma ligjore që formatizojnë mënyrën e shprehjes së opinioneve dhe argumenteve.

Metodologjia e trajnimit është duke u  zbatuar me raste praktike po ashtu edhe me metodën interaktive. Trajnimi është duke u realizuar në mënyrë fizike në Akademinë e Drejtësisë duke i zbatuar të gjitha masat preventive ndaj virusit COVID-19. Përfitues të trajnimit janë 24 gjyqtarë të sapoemëruar, ku dy prej tyre janë të komunitetit serb.

Share :