Më 23 qershor 2022, Akademia e Drejtësisë në bashkëpunim me GIZ në kuadër të Aktiviteteve tjera është duke u realizuar trajnimin me temën “Zbatimi i ligjit të punës në kontestet e punës”
Trajnues të angazhuar në këtë trajnim janë z. Valon Totaj, Kryetar në Gjykatën e Apelit dhe z. Lumni Sallauka, gjyqtar në Gjykatën e Apelit.
Qëllimi i këtij trajnimi është zbatimi i Ligjit të Punës, llojet e kontratave të punës sipas Ligjit të Punës, shkaqet e shkëputjes se marrëdhënies se punës sipas Ligjit te Punës, procedura para ndërprerjes së kontratës së punës nga ana e punëdhënësit dhe mbrojtja gjyqësore sipas Ligjit kundër Diskriminimit, në marrëdhëniet e punës. Po ashtu gjatë trajnimit është duke u diskutuar rreth mbrojtjes së të drejtave për të punësuarit brenda organeve të punëdhënësit mbrojtja e të punësuarit në Gjykatë, sipas ligjit të punës si dhe vendimet e gjykatës në rastet kur konstatohet paligjshmëria e ndërprerjes së kontratës së punës. Metodologjia e këtij trajnimi është duke u realizuar në mënyrë të kombinuar me anë të metodës interaktive dhe me raste praktike.
Përfitues në këtë trajnim ishin 10 zyrtarët e Agjencisë për Ndihmë Juridike Falas nga gjitha regjionet dhe 3 gjyqtarë nga niveli Themelor.
23-06-2022