News and Activities - Archive

04-07-2022

Fillimi Zyrtar i Programit të Trajnimit Fillestar për Prokurorët e sapoemëruar të gjeneratës së IX

Më 04 korrik 2022, Akademia e Drejtësisë, zyrtarisht ka filluar Programin e Trajnimit Fillestar, për prokurorët e sapoemëruar të gjeneratës së IX, duke realizuar takimin e parë me prokurorët e sapoemëruar.

Hapjen e këtij takimi e bëri Drejtori Ekzekutiv i Akademisë së Drejtësisë, z. Enver Fejzullahu duke i uruar prokurorët e ri për emërimin e tyre dhe fillim të mbarë në rrugëtimin e detyrës së re, për të vazhduar më pas me njoftimin e rolit dhe rëndësinë që ka trajnimi fillestar, për ngritjen e shkathtësive profesionale dhe praktike me qëllim të përgatitjes së tyre adekuate për të ushtruar funksionin e prokurorit. Po ashtu z. Fejzullahu, në pika të shkurta elaboroi strukturën e programit fillestar, mënyrën e organizimit dhe realizimit të tij, si të pjesës teorike, po ashtu edhe atë praktike, si dhe çështje tjera që ndërlidhen me këtë program. Më tej ai shprehu gatishmërinë e tij dhe të Akademisë së Drejtësisë, për mbështetje të vazhdueshme për prokurorët e sapoemëruar, me qëllim që trajnimi fillestar të realizohet në mënyrën më të mirë të mundshme.

Prokurorëve të sapo emëruar iu drejtua edhe Kryesuesi i Këshillit Prokurorial të Kosovës, z. Jetish Maloku, i cili potencoi mbështetjen e  KPK-së në drejtim të prokurorëve të sapoemëruar, dhe duke e theksuar rolin dhe rëndësinë që e kanë prokurorët lidhur me sfidat të cilat do ti presin gjatë ushtrimit të detyrës.

Në përfundim të takimit njoftues ku shënon fillimin zyrtar të Trajnimit Fillestar për prokurorët e sapo emëruar, Udhëheqësja e Programit të Trajnimeve Fillestare znj. Valmira Pefqeli me informata të detajuara i njoftoi rreth programit, për mënyrën e realizimit të trajnimit teorik i dhe atij praktik i cili do të realizohet në prokuroritë përkatëse ku janë të emëruar prokurorët si dhe vizitat që do të realizohen në institucione jo gjyqësore. Po ashtu theksoji edhe rendësin e vlerësimit,  gjë që ka shumë rëndësi në performancën e prokurorëve në trajnimin fillestar.

Trajnimin fillestar do ta ndjekin 6 prokurorë të sapoemëruar gjenerata e nëntë (9) (2022/2023).

 

Share :