News and Activities - Archive

19-07-2022

Moduli: Kodi Penal-pjesa e përgjithshme, tema: vepra penale dhe përgjegjësia penale

Më 19 korrik 2022, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit Fillestar, për gjyqtarët e sapo emëruar gjenerata e nëntë për grupin e parë është duke realizuar sesionin e dytë të trajnimin teorik nga nën moduli “Kodi Penal-pjesa e përgjithshme”, në mbështetje të trajnuesit z. Bashkim Hyseni, gjyqtar në Gjykatën e Apelit-Departamenti Special.

Në kuadër të kësaj  teme  po trajtohen janë: objektit të veprës penale, nocioni formalo-material i veprës penale, vepra penale sipas KPRK, elementet themelore të veprës penale, figura e veprës penale, përgjegjësia penale si element subjektiv i veprës penale, elementet e përgjegjësisë penale, përgjegjshmëria dhe Actio libera in causa  dhe përgjegjshmëria esenciale e zvogëluar

Metodologjia e trajnimit është duke u zhvilluar me anë të metodës interaktive dhe të bazuar në raste praktike.

Përfitues të trajnimit janë 30 gjyqtarë të sapoemëruar ku prej tyre tre janë të komunitetit serb.

Share :