News and Activities - Archive

22-07-2022

Moduli: Kodi Penal-pjesa e përgjithshme, tema: dashja

Më 22 korrik 2022, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit Fillestar, për gjyqtarët e sapo emëruar gjenerata e nëntë për grupin e parë është duke realizuar trajnimin teorik, sesionin e pestë trajnues nga nën moduli “Kodi Penal-pjesa e përgjithshme”, në mbështetje të trajnuesit z. Bashkim Hyseni, gjyqtar në Gjykatën e Apelit-Departamenti Special.

Në kuadër të këtij sesioni janë duke u trajtuar: dashja direkte, elementet volutive apo i dëshirës (i vullnetit), dashja eventuale, dallimet mes dashjes direkte dhe eventuale, përgjegjësia penale dhe ndëshkimi te veprat penale të kryera me dashje direkte dhe eventuale, dashja direkte dhe eventuale, si tipare e figurës së veprës penale, qëllimi si tipar subjektiv i veprës penale dhe llojet e posaçme të dashjes dhe motivi.

Metodologjia e trajnimit është duke u zhvilluar me anë të metodës interaktive dhe raste praktike.

Përfitues të trajnimit janë 30 gjyqtarë të sapoemëruar ku prej tyre tre janë të komunitetit serb.

Share :