News and Activities - Archive

06-12-2012

Seminar: “Roli i gjyqtarit vendor në interpretimin dhe zbatimin e të drejtës së BE-së“

Më 05-06 dhjetor 2012, IGJK dhe Shkolla e Magjistraturës në Shqipëri në bashkëpunim me Institutin Evropian për Administratë Publike/Qendra Evropiane për Gjyqtarë dhe Avokat-EIPA, financuar nga Ministria e Punëve të Jashtme të Luksemburgut,realizoj seminarin dy ditor me temë: “Roli i gjyqtarit vendor në interpretimin dhe zbatimin e të drejtës së BE-së”.

Ky seminar është organizuar në kuadër të programit të bashkëpunimit dhe asistencës teknike nga Luksemburgu “E Drejta e BE-së dhe zbatimi i saj (II) për Kosovë dhe “Asistenca teknike e bashkëpunimit” për Shqipëri”.

Qëllimi i seminarit ishte fokusuar në zhvillimin e njohurive të gjyqtarëve mbi procedurat vendimtare kur gjyqtari vendor i kërkon gjyqtarit evropian ndihmë në interpretimin dhe zbatimin e së drejtës së BE-së. 

Gjatë seminarit me interes të veçantë nga gjyqtarët e Kosovës dhe Shqipërisë ndër të tjera janë ndjekur trajtimi i temave lidhur me mjetet juridike, parimet kryesore, bashkëpunimi mes gjyqësorit vendor dhe evropian, ndikimi i anëtarësimit dhe të drejtës së BE-së në punën e përditshme të gjyqësorit, interpretimi i së drejtës së BE-së nga ana e Gjykatës së Drejtësisë së BE-së.
Nga pjesëmarrësit janë debatuar situatat e dy vendeve duke e përshkruar procedurën se si mund të kërkohet ndihmë me rastin e interpretimit dhe zbatimit të drejtës së BE-së në sistemin gjyqësor vendor si dhe, janë diskutuar raste nga praktika gjyqësore e të drejtës së BE-së.

Përfitues te këtij seminari ishin gjyqtarët e vendit tonë nga të gjitha nivelet si dhe gjyqtarë të gjykatave të Rretheve të Republikës së Shqipërisë.

Share :