Me 12 tetor 2012, një grup i gjyqtarëve hungarez realizuan një vizitë studimore në Institutin Gjyqësor të Kosovës, ku u pritën nga Drejtori i këtij Instituti. Qëllimi i vizitës së tyre ishte njohja me punën dhe veprimtaritë e IGJK-së.
Përmes një prezantimi të shkurtër nga Drejtori i IGJK-së, gjyqtarët hungarez u njohën me themelimin, funksionet dhe strukturën organizative të IGJK-së. Gjatë këtij prezantimi fokusi kryesor u vu në funksionimin e programeve trajnuese të IGJK-së dhe rolin e tyre për sistemin gjyqësor e prokurorial të Kosovës.
Në fund u zhvilluan diskutime të ndryshme rreth çështjeve për të cilat shprehen interesim gjyqtarët hungarez.
12-10-2012