News and Activities - Archive

09-10-2012

Tryezë e diskutimeve: Kompetencat e prokurorit lidhur me konfiskimin e sendeve dhe konfiskimi i pasurisë së fituar me vepër penale

Më 9 tetor 2012, IGJK ka realizuar një trajnim me temën e lartpërmendur.

Si rezultat i këtij trajnimi, pjesëmarrësit do të jenë në gjendje që të:

- identifikojnë qëllimet kryesore konfiskimit të sendeve dhe pasurisë së fituar me vepër penale;
- zbatojnë drejt dispozitat  ligjore që kanë të bëjnë  me procedurën e  konfiskimit;
- përshkruajnë  rrjedhën e realizimit të kërkesës pasurore-juridike të të dëmtuarit;
- dallojnë rastet kur duhet bërë konfiskimi e kur sekuestrimi;

Në kuadër të këtij trajnimi u shtjelluan çështjet rreth rolit dhe kompetencave të prokurorit në rastet e konfiskimit të sendeve të cilat do të shërbejnë si provë në procedurë apo konfiskimit të dobisë pasurore të fituar me vepër penale.

Gjithashtu u theksuan elementet që dallojnë sekuestrimin nga konfiskimi, baza ligjore për konfiskim, konfiskimi i dobisë pasurore dhe realizimi i kërkesës pasurore-juridike të dëmtuarit.
Përfitues të kësaj tryeze ishin gjyqtarët dhe prokurorët e të gjitha regjioneve të Kosovës.

Share :