News and Activities - Archive

25-09-2012

Trajnim: Hyrje në Mbrojtjen Ndërkombëtare për personat nën përkujdesje të UNHCR – Pjesa e Dytë

Më 25 Shtator 2012, IGJK në bashkëpunim UNHCR ka organizuar pjesën e dytë të trajnimit me temë “Hyrje në Mbrojtjen Ndërkombëtare për personat nën përkujdesje të UNHCR”. 

Ndër objektivat kryesore të trajnimit ishin që pjesëmarrësit të jenë në gjendje që të: 
• kuptojnë elementet themelore të përkufizimit të refugjatit sipas Konventës së vitit 1951;
• dallojnë përkufizimet plotësuese të refugjatit në instrumentet e tjera ndërkombëtare;
• njohin përgjegjësinë për përcaktimin nëse një person është refugjatë ose jo;
• njohin kornizën ligjore përkitazi me refugjatët. 

Çështjet që u diskutuan në këtë trajnim ishin: analizimi i  Konventës së OKB-së të vitit 1951 dhe Protokolli i vitit 1967 lidhur me përkufizimin e refugjatit, kriteret për përcaktimin e statusit të refugjatit sipas Konventës në fjalë. U diskutuan edhe praktikat e shteteve në raport me pranimin e Instrumenteve ndërkombëtare në këtë fushë me theks të veçantë u diskutua sistemi i azilit në Kosovë. Krahas shqyrtimit të këtyre temave, gjatë trajnimit u bë edhe vështrimi i rasteve nga praktika dhe shkëmbimi i përvojave përmes diskutimit të përbashkët trajnues-pjesëmarrës. 

Përfitues të këtij trajnimi ishin gjyqtarët e gjykatave komunale nga të gjitha regjionet e Kosovës.

Share :