News and Activities - Archive

22-09-2012

Konferenca e të Diplomuarve në PFAL-IGJK

Programi Fillestar për Arsimim Ligjor përveç ofrimit të trajnimit për përgatitjen profesionale të kandidatëve të ardhshëm për gjyqtarë e prokurorë, po ashtu ka për qëllim që edhe pas emërimit të tyre të vazhdoj mbështetjen me programe të tjera adekuate me nevojat që dalin nga praktika. 

Në këtë drejtim Instituti Gjyqësor i Kosovës me mbështetjen e Programit të Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) me 22 shtator 2012 ka organizuar Konferencën e Dytë Vjetore për të Diplomuarit në katër gjeneratat e PFAL. 

Pjesëmarrjen në këtë konferencë e nderuan znj. Osnat Lubrani, përfaqësuese e përhershme e UNDP në Kosovë, z. Enver Peci, Kryesues i Këshillit Gjyqësor të Kosovës dhe z. Lavdim Krasniqi, Drejtor i Institutit Gjyqësor të Kosovës të cilët në fjalën e tyre ish kandidatëve tanimë gjyqtarë dhe prokurorë iu rikujtuar sfidat dhe vështirësitë me të cilat ata u ballafaquan gjatë trajnimeve në PFAL, suksesin e arritur së bashku dhe po ashtu edhe procesin e reformës nëpër të cilin po kalon gjyqësori Kosovar. Ata kërkuan nga kandidatët që në ushtrimin e funksionit të gjyqtarit dhe prokurorit të vazhdojnë të jenë profesional, të paanshëm dhe të pavarur me qëllim të arritjes së qëllimit fisnik, ndarjen e drejtësisë.  

Në këtë konferencë u diskutua për praktikat më të mira të menaxhimit të rasteve, menaxhimit të stresit dhe mënyrës së sjelljes së gjyqtarëve dhe prokurorëve të sapoemëruar në ambientet publike, veçanërisht në rrjetet sociale dhe ndikimi i tyre në personalitetin e tyre. Këto tema u prezantuan nga znj. Mary Aguirre, Këshilltare Speciale e OSBE-së në IGJK.

    



Me qëllim të rritjes së cilësisë trajnimeve në PFAL dhe adresimit të nevojave për trajnime të gjyqtarëve dhe prokurorëve të rinj në kuadër të programeve tjera trajnuese të IGJK-së, u zhvillua një diskutim nga i cili dolën shumë propozime dhe rekomandime të cilat IGJK i vlerëson shumë pozitive, të dobishme dhe me interes për arsimimin ligjor dhe kompetencat ndërprofesionale të gjyqtarëve dhe prokurorëve.

Share :