News and Activities - Archive

15-09-2012

Punëtoria në fushën e drejtësisë për fëmijë – Draftimi i pjesës së tretë dhe të katërt të modulit të drejtësisë për fëmijë

Më 13 deri 15 shtator 2012, IGJK në bashkëpunim me UNICEF ka mbajtur një punëtori në fushën e drejtësisë për fëmijë.  
Qëllimi i kësaj punëtorie ishte që gjyqtarët dhe prokurorët që janë në procesin e certifikimit për trajnues të IGJK-së të hartojnë pjesën e tretë dhe të katërt të modulit të drejtësisë për fëmijë. 

Në punëtori trajnuesit u ndanë në dy grupe punuese dhe aktiviteti i tyre u zhvillua nën mbikëqyrjen e Këshilltares Speciale të OSBE-së në IGJK.

Grupi i parë ka hartuar pjesën e tretë të modulit që i referohet instrumenteve ndërkombëtare relevante në drejtësinë për fëmijë, ndërsa grupi i dytë është angazhuar në hartimin e pjesës së tretë të modulit që i referohet fëmijës si i dëmtuar dhe dëshmitar.

Moduli është hartuar në atë mënyrë që përmes diskutimeve për raste praktike, kuizeve dhe pyetjeve për diskutim, pjesëmarrësit në trajnime, të mësojnë se si instrumentet ndërkombëtare mbi drejtësinë për fëmijë të zbatohen në Kosovë, si dhe të njihen me aspektet legjislacionit vendor dhe atij ndërkombëtar kur fëmija është i dëmtuar dhe dëshmitar. 

Pjesëmarrës në këtë punëtori ishin gjyqtarët dhe prokurorët për të mitur të cilët janë në proces të certifikimit për trajnues të IGJK-së nga lëmia për të mitur, zyrtarja për mbrojtjen e viktimave në Prokurorinë e Shtetit, ekspertja e OSBE-së në IGJK si dhe ekspertë nga UNICEF. 

Share :